75 Mall Live Search
09:34 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / OSH

Ndërron jetë në vendin e punës, punëtori goditet nga një mjet i metaltë

Një person dje ka ndërruar jetë në vendin e punës pasi u lëndua nga një mjet i metaltë, shkruan IndeksOnline.

Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Gjilan.

“Novobërdë  17.05.2022 – 07:43. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, është lënduar nga një mjet i metaltë dhe i njëjti pasi ka arritur në emergjencën e Gjilanit, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes,  rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/