Shpërthen dhuna në familje/ Tri raste brenda ditës në rajonin e Prishtinë, viktimë gratë dhe burrat

Tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës. Në dy raste viktimë ishin gratë ndërsa në njërin burri. Policia ka njoftuar se rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Lipjan dhe Obiliq. Të tri rastet janë në procedurë hetimore:
Prishtinë 16.05.2022 – 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar SMS nga i dyshuari mashkull kosovar, ish bashkëshorti i saj ku është kanosur dhe ofenduar verbalisht. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari nuk është hasur nga policia, rasti është duke u hetuar.
Lipjan 17.05.2022-14:55. Viktima femër kosovare ka pranuar tretmanë mjekësor, pasi që njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon procedurë të rregullte.
Obiliq 17.05.2022-19:02. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është kanosur dhe sulmuar verbalisht nga bashkëshortja e ti dhe vllau i saj i dyshuari mashkull kosovar.. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.