EKSKLUZIVE: Ky është e-maili për kërcënim me bombë në gjimnazin ‘Xhevdet Doda’

IndeksOnline ka siguruar e-mailin i cili ka alarmuar autoritetet e rendit në kryeqytet.
‘Bomb in Gjimnazi Xhevdet Doda” është shkrimi në e-mailin kërcënues, që ka siguruar IndeksOnline.
Me të pranuar informacionin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe personelit arsimor.
Tashmë njësitet e specializuara janë duke e kontrolluar objektin dhe oborrin e gjimnazit dhe deri më tani nuk është gjetur asnjë mjet i dyshuar shpërthyes.
Rikujtojmë se edhe dje policia kishte marrë një informacion për kërcënim me bombë në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, i cili doli të jetë i rremë./IndeksOnline/
