75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / A. M.

Siguria speciale për presidentin e përjetshëm të Mali të Zi, vizita në Kosovë!

Padyshim se është njëri prej politikanëve më të fuqishëm në Mal të Zi. Milo Gjukanoviq, i cili qe 31 vite është në pushtet, njëherësh si kryeministër e tash si president, po qëndron për një vizitë dy ditore në Republikën e Kosovës.

Siguria për presidentin e përjetshëm malazez ishte tejet speciale. Forcat e sigurisë së Podgoricës zyrtare ishin mobilizuar për ta ruajtur çdo hap të presidentit të tyre.

Indeksonline ju sjell një video-përmbledhje të arritjes së tij në Prishtinë dhe siguria brenda legjislativit.

Gjukanoviq, gjatë qëndrimit në vendin tonë është mirëpritur nga presidentja, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Kurse, nesër pritet që ai të marrë “çelësin e qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.