Autobusi që u aksidentua në Austri, para pak ditësh mori gjobë në Kosovë

Mengjesin e sotëm, një autobus nga Kosova u aksidentua në Salzburg të Austrisë.
“Autobusi eshte nisur me daten 18/05/2022 nga Kosova ne oret e mengjesit. Në udhëtim kanë qenë 3 shoferë. Aksidenti ka ndodhur ne Austri/Salzburg.
Pasagjerët janë me lendime të lehta dhe asnjë në rrezik për jetë” ka thënë një zyrtar i Armendi Tours për Indeksonline.
Pikërisht i njëjti autobus, ditë më parë kishte marrë gjobë nga policia e Kosovës.
Shoferi i autobusit u dënua me gjobë mbrëmjen e 15 majit, për tejkalim të shpejtësisë.
Autobusi ishte duke udhëtuar në relacionin Gjakovë-Prishtinë, më saktësisht në Sllatinë, kur u vë re nga policia për tejkalim të shpejtësisë.
Shoferi B.S. u gjobit me 60 euro.
