PSG tenton gjithçka për të mbajtur Mbappe, oferta e fundit është e padëgjuar ndonjëherë

Milionat as nuk vihen në diskutim, por te PSG janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që të rinovojnë kontratën me Kylian Mbappe.
“El Chiringuito” shkruan se PSG i ka ofruar yllit të sulmit të jetë ai drejtuesit i projektit të tyre sportiv.
Mbappe, veç super kontratës që do të nënshkruajë, do të mund të vendosë edhe në lidhje me trajnerin, apo të heqë lojtarët që dëshiron.
🚨EXCLUSIVA @EduAguirre7 🚨
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 18, 2022
💣"El PSG le ofrece a MBAPPÉ ser el DUEÑO del PROYECTO"💣
🔥"Le permitirían CAMBIAR al ENTRENADOR, QUITAR a los JUGADORES que quiera…"🔥
🐢#ChiringuitoMbappé🐢 pic.twitter.com/AoQ2ddbdup
Sikurse kuptohet, PSG është e dëshpëruar që të rinovojë me çdo kusht me Mbappe, për të cilin është thënë se do të zyrtarizohet te Real Madrid para finales së Champions League.