75 Mall Live Search
14:37 / E Enjte, 19 Maj 2022 / MSH

Ambasadori gjerman në NATO takohet me Ambasadorin Zemaj

Ambasadori i Gjermanisë në NATO, Rüdiger König, është takuar sot me ambasadorin e Kosovës për Marrëdhënie me NATO, Astrit Zemaj.

Dy homologët biseduan për marrëdhëniet mes dy shteteve, si dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Ambasadori Rüdiger König ka pritur me kënaqësi ambasadorin e Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n Astrit Zemaj, në Delegacionin e Përhershëm të Gjermanisë në NATO sot, për bisedime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, KFOR-in dhe bashkëpunimin NATO-BE” ka njoftuar ambasa gjermane në NATO.

Tutje, është rikujtuar bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë, i cili shfaq marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

“Gjermania dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale, ashtu siç është theksuar në vizitën e Ministrës së Jashtme, Annalena Baerbock në Kosovë, gjatë muajit mars.”