75 Mall Live Search
17:00 / E Enjte, 19 Maj 2022 / A. M.

Lajçak në fund të vizitës në ShBA flet me Escobar për dialogun

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka përfunduar vizitën tre ditore në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se atje ka biseduar me përfaqësues amerikanë për dialogun Kosovë-Serbi.

“Patëm një numër takimesh të shpeshta dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajçak.

Lajçak në kuadër të vizitës në ShBA u takua edhe me Përfaqësuesin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.