75 Mall Live Search
09:58 / E Premte, 20 Maj 2022 / B O

Në Pejë po respektohet greva në arsim, përveç një shkolle e cila po punon!

Të gjitha shkollat në Pejë sot po e respektojnë thirrjen e SBASHK-ut për pezullim të mësimit. Shkolla e Artit në Pejë “Odhise Paskali” është e vetmja që po vijon mësimet edhe sot.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega.

Disa nga mësimdhënësit e Pejës kanë marrë rrugën për Prishtinë ku do të jenë pjesë e protestës së thirrur nga Sindikatat e Bashkuara të Kosovës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka vendosur që sot të organizojë një protestë, pasi sipas tyre, ende nuk janë përfillur kërkesat për 100 euro shtesë çdo muaj, deri në miratimin e Ligjit të Pagave./Indeksonline/