75 Mall Live Search
10:45 / E Premte, 20 Maj 2022 / B O

Nëse Liverpooli fiton Premierligën, duhet t’i paguaj miliona euro Wolvesit!

Të dielën do të mësohet skuadra kampione e Premierligës Angleze. Manchester City dhe Liverpooli kanë vetëm një pikë dallim, kur ka mbetur një ndeshje nga dilema e kampionit.

City luan të dielën ndaj Aston Villës së Stiven Gerrardit, ndërsa Liverpooli takohet me Wolverhampton.

DailyMail raporton se në rast se Liverpooli shpallet kampion, ata duhet të derdhin miliona euro në llogari të Wolves.

Kjo pasi që Liverpooli ka marrëveshje me ëolves se në rast të triumfit në Premierligë, ata duhet të paguajnë një bonus të madh si pjesë e transferimit të Diego Jotas./Indeksonline/