Rudiger bën publike largimin nga Chelsea, mesazhi i tij po prek shumë tifozë të kësaj skuadre

Antonio Rudiger ka zyrtarizuar largimin nga Chelsea. Mbrojtësi gjerman ka ndarë një histori të gjatë ku ka treguar tërë eksperiencën e tij te Chelsea.
Rudiger ka arritur marrëveshje me Real Madridin, gjë të cilën se ka bërë publike, por që është punë e kryer.
Në mesazhin lamtumirës, Rudiger ka treguar përshtypjet e tij për bashkëlojtarët, duke veçuar Ngolo Kanten të cilin e quan si Mini Cooper.
Qendërmbrojtësi ka thënë se do të mbetet gjithmonë tifoz i Chelseat dhe se do ta përcjellë këtë skuadër kudo që të jetë./Indeksonline/