Ky është aplikacioni që përdorte Nuredin Dumani për të kryer vrasjet (Foto)

Bandat kriminale kanë zbuluar një tjetër metodë për të komunikuar. Bëhet fjalë për aplikacionin “Matrix”, ky aplikacion përdoret edhe në Shqipëri nga bandat kriminale për të kryer porosi, nga trafiku i drogës deri tek porositë e vrasjeve.
Për përdorimin e këtij aplikacioni ka folur edhe Nuredin Dumani, i penduari që ka rrëfyer së fundmi në SPAK të gjitha krimet dhe porositësit që jepnin shuma marramendëse për eliminimin e armiqve.

Nuredin Dumani përmes dëshmisë së tij ka zbardhur skemën, duke nisur nga porositësit dhe deri te atentati i dështuar ndaj administratorit të një shkolle private në Tiranë Lulzim Masha. Shoku i Suel Çelës sipas Nuredin Dumanit ishte i interesuar të vriste Mashën. Porosinë Dumani e ka marrë nga Çela. Në dëshminë e tij ai tregon me detaje gjithçka. Për të kryer porosinë Dumani ka kërkuar 200.000 Euro, por ai i ka ofruar shumën prej 150.000 Euro.