Komuna e Prishtinës organizon “Festivalin e Pranverës”, ja detajet që duhet t’i dini

Komuna e Prishtinës po fillon edicionin më të ri në Kryeqytet të ashtuquajturin “Festivali i Pranverës”. Festivali do të mbahet nesër dhe pasnesër në kryeqytet. “Festivali i Pranverës” do të vazhdojë të organizohet në edicione çdo vit, me më shumë aktivitete rekreative dhe do jetë një skenë e lëvizshmërisë së ardhme urbane.
Njoftimi i Komunës së Prishtinës:
Me kënaqësi ju njoftojmë se, Komuna e Prishtinës po fillon edicionin më të ri në Kryeqytet të ashtuquajturin “Festivali i Pranverës”.
“Festivali i Pranverës” është një demonstrim i drejtpërdrejtë se si qyteti mund të bëj një hap të guximshëm për të krijuar një kulturë transporti urban të menduar përmes ekomobilitetit.
Pjesa qendrore e qytetit pranë katedrales ”Nena Terezë” – Rruga “Xhorxh Bush’’, do të shndërrohet në një hapësirë të dedikuar për komunitetin për dy ditë me rradhë në fundjavë, më 21 dhe 22 maj, ku përmes rekreacionit, muzikës e artit do të demonstrohet prezenca në pjesën kryesore të qytetit dhe mundësia për shfrytëzim me të madh të hapësirave të përbashkëta.
Kësisoj, “Festivali i Pranverës” do të vazhdojë të organizohet në edicione çdo vit, me më shumë aktivitete rekreative dhe do jetë një skenë e lëvizshmërisë së ardhme urbane.
Kjo iniciativë ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë përmes zgjidhjeve kreative ekomobile duke iu ofruar mundësinë qytetarëve të përjetojnë udhëtimin përmes transportit alternativ të integruar gjithëpërfshirës e të shëndetshëm (biçikleta, trotinet, skateboard), gjë që do të përmirësojë cilësinë e jetës në Kryeqytet.
Për shkak të aktiviteteve, të cilat do të mbahen me rastin e organizimit të Festivalit, më 21 dhe 22 maj, prej orës 07:00 në mëngjes deri në orën 21:00 këto rrugë do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës:
- Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të👇🏻
- Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.
“Festivali i Pranverës” ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat 🚲, trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për transformimin e Kryeqytetit.