75 Mall Live Search
19:24 / E Premte, 20 Maj 2022 / MSH

Pas rikthimit në Tiranë, Ronela Hajati injoron kritikat: Gjithçka fillon pas kësaj

Ronela Hajati është rikthyer në Tiranë dhe është e sigurtë se e presin disa ditë të lodhshme jo vetëm në studio muzikore por edhe tao televizive dhe përballja me kritikat një pjesë të të cilave ende nuk i ka parë.

Ajo është përballur me komente negative nga shumë njerëz, një pjesë e të cilave e kanë konsideruar performancën e saj si “vulgare” dhe “jo të denjë”. Megjithatë, vlen për t’u theksuar se kënga dhe performanca e saj është pritur shumë mirë nga publiku i huaj, gjë që reflektohet edhe nga klikimet në YouTube.

Kështu, ajo ka rikujtuar performancën që bëri në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision’, ndërsa ka shprehur falenderimet për të gjithë ata që e kanë mbështetur. 

Gjithçka fillon pas kësaj…Njerëzit që brohorasin kështu ishte gëzimi më i madh që kam ndjerë ndonjëherë. Nuk do të ndalem kurrë së falenderuari! Ronela ju do shumë“ ka shkruar ajo krahas videos duke mos iu kushtuar rëndësi kritikave që ka marrë.