Gjendet një mjet i pashpërthyer në Malishevë

Një person ka raportuar dje në polici se, derisa ishte duke kullotur bagetinë, ka vënë re një mjet të dyshuar, të pashpërthyer.
Rasti ka ndodhur në fshatin Lladroc të Malishevës, rreth orës 10:45.
Njësitet relevante të policisë kanë dalur dhe siguruar vendin e ngjarjes.
Njësiti i FSK për deminim e ka tërhequr atë mjet, pa incidente.