75 Mall Live Search
11:36 / E Diele, 22 Maj 2022 / LB

“Baba Shaban e ka ditëlindjen sot, rriti trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit”

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar Shaban Jasharin, në ditën e lindjes së tij. Duke iu referuar si Baba Shaban, Jashari thotë se ai rriti trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit.

Në një postim në profilin e tij në Facebook., Jashari shkruan:

“Baba Shaban tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës, edukimit të brezave të rinj, duke u bërë kështu mësuesi i parë në Drenicë, ideologu që edukoj e frymëzoj shumë breza me vlera tona patriotike, për t’i dalë zot atdheut.

Postimi i Bekim Jasharit:

Sot Baba Shaban, njëherit shkolla fillore që me krenari mbanë emrin e tij, kanë ditëlindjen e tyre. 98 vite me parë i lindur si i vetmi femijë djalë i familjes, i rritur në kushte të vështira ekonomike dhe rrethana politike jo të mira, falë vullnetit të tij të madh, gjyshi arriti që të edukoj shumë breza në fushën e dijes, por edhe arriti të rritë trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit.

Baba Shaban tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës, edukimit të brezave të rinj, duke u bërë kështu mësuesi i parë në Drenicë, ideologu që edukoj e frymëzoj shumë breza me vlera tona patriotike, për t’i dalë zot atdheut. Ai bashkë me babushin Hamëzen e Komandantin Legjendar Adem Jashari, qysh në vitet e 90-ta kishin vendosur që të luftojnë për Lirinë tonë kurse mbështetje të madhe logjistike kishin mixhën e dashur Rifat i cili vepronte e ndihmonte nga Gjermania.

Baba Shaban, bashkë me djemtë, gratë e familjes, nipa e mbesa, luftuan për tri ditë pa u ndalur kundër një ushtrie të tërë çetnike dhe ra heroikisht për të mbetur përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme.Urime ditëlindja Baba Shaban, jetoj e punoj me mësimet tua!Urime dita e shkollës nxënës e mësimdhënës të shkollës fillore “Shaban Jashari!Lavdi babës Shaban dhe gjithë dëshmorëve e heronjve të kombit tonë!