Milionerët nuk paguajnë, zbulohet sponzori i dasmës së Kourtney & Travis Barker

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar javën e kaluar por, sigurisht që nuk do të shpëtojnë pa bërë një dasmë gjigante.
Sipas Daily Mail, e gjithë dasma është sponzorizuar nga Dolce&Gabbana, të cilët kanë për t’i kompensuar me reklama, transmeton Indeksonline.
Me këtë “ndihmë” ata do t’iu ofrojnë atyre veshje të klasit të lartë dhe sigurisht shumë fotografë janë angazhuar për të kapur çdo moment të kësaj dasme./Indeksonline/