75 Mall Live Search
18:13 / E Diele, 22 Maj 2022 / AR

FSK deklarohet për gjetjen e trupit të pajetë në Klinë

FSK përmes një komunikate për media është deklaruar për gjetjen e trupit të pajetë në Klinë.

Siç ka raportuar Indeksonline, personi që u gjet i vdekur në lumë është biznesmeni Vesel Kryeziu.

Më poshtë komunikata e plotë e FSK-së:

Gjatë ditës së sotme  ekipet e  Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, pas marrjes së informacioneve  për një person të  rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK ka angazhuar ekipet KSH për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh  të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin  ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete.

Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme./Indeksonline/