75 Mall Live Search
09:01 / E Hënë, 23 Maj 2022 / B O

Si ndodhi plaçkitja e një taksisti pas mesnatës në Prishtinë, Policia arriti të kap tre personat që kryen veprën

Sot, rreth orës 01:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë, ku një taksistit nga persona të dyshuar i janë grabitë një shumë parash dhe dy telefona.

Ka qenë reagimi i shpejtë, i zyrtarëve policor, të stacionit Veriu në Prishtinë, ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e tre personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme.

Personat e dyshuar :

-B.K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
F.A, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
-F.A, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të njëjtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku 6 raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje./Indeksonline/