75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 24 Maj 2022 / LB

Nëna nga Peja e lë foshnjën në ballkon dhe largohet

Policia e Kosovës ka hapur një rast “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” në Pejë.

Sipas bashkëshortit të të dyshuarës, e njëjta e ka lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar.

Njoftimi i plotë i policisë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS /Pejë, 22.05.2022 – 17:45. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se  bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve deri sa të dalin para gjykatës