75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 24 Maj 2022 / C E

Cana: Tirana kryeqytet i futbollit për dy ditë

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ishte i pranishëm në prezantimin e trofeut të Conference League në “Shehin Skënderbej” së bashku me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka  dhe me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Cana theksoi se Tirana do të jetë kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë ndërsa shtoi se një organizim i tillë do të jetë një ogur i mbarë për Shqipërinë dhe Tiranën.

“Tirana do të jetë kryeqyteti i futbollit për këto dy ditë, për herë të parë në edicionin e parë kemi kënaqësinë të mirëpresim trofeun e Conference League. Jam i sigurt që do të jetë një ogur i mbarë për Shqipërinë dhe Tiranën. Të festojmë për dy ditë dhe fitoftë më i miri”, u shpreh Cana.