Aktivizohet komuna, mbledhë mbeturinat në kryeqytet

Kompania për menaxhimin e deponive nuk e ka lejuar sot kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit.
Për këtë, Prishtina është përballur me një situatë të palakmuar për shkak të grumbullimit të mbeturinave në pikat e hedhjes.

Megjithatë, kryetari i Komunës Përparim Rama ka mbledhur të gjitha instancat duke kërkuar eliminimin e menjëhershëm të këtij problemi.
Pikat e bërllokut në kryeqytet janë pastruar në mesditën e sotme me një aksion të marrë në të gjitha lagjet e Prishtinës./Indeksonline/
