75 Mall Live Search
10:23 / E Mërkurë, 25 Maj 2022 / MSH

Dje me Kurtin, sot me Vuçiqin, takimet e Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq e ka takuar presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Takimi me të vije vetëm një ditë pasi ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Mali i Zi po bën përpjekje maksimale për të promovuar politikën e bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës, lidhjes më të mirë ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos pata një takim me Presidentin e Serbisë, Vuçiq” thuhet në njoftimin e Abazoviq./Indeksonline/