75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 26 Maj 2022 / AR

Zbulohet e dashura e Stresit, kjo është modelja që i ka “rrëmbyer” zemrën

Ditën e djeshme reperi shqiptar, Stresi, mori vëmendje me postimet në Instastory.

Ai u shfaq në krahët e një vajzë, identitetin e së cilës preferoj ta mbajë privat, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, edhe kësaj radhe u zbulua se kush ishte shoqëruesja e tij.

Bukuroshja me të cilën reperi ka nisur romancë thuhet se është modelja Megi Gega.

Ajo ka marrë pjesë në shumë klipe të artistëve shqiptar, në mesin e tyre edhe te Stresi në këngën “Savage”.

Dyshohet se dyshja janë bashkuar nga xhirimet e këtij projekti dhe tani po shijojnë çdo moment bashkë.

Ndryshe, Stresi ende nuk ka dhënë ndonjë detaj më shumë rreth këtyre lajmeve, duke lenë çdo gjë pikëpyetje./Indeksonline/