Doktoresha kosovare prezanton në Britani të Madhe rezultatet e trajtimit të gjëndrës tiroide

Doktoresha nga Kosova, Venera Berisha-Muharremi ka marrë pjesë në javën botërore të vetëdijësimit mbi tiroidën.
Ky organizim, i cili është mbajtur në Edinburgh të Britanisë së Madhe, ka gjetur doktoreshën Berisha-Muharremi si ligjeruese.
Ajo prezantoi përpara të pranishmëve metodën e trajtimit me laser të tiroidës.

“Për një profesionist që trajton tiroidën, kënaqësi e jashtëzakonshme me shënu javën botërore të vetëdijësimit për tiroidën në këtë mënyrë!
Sot pata nderin të jem e ftuar dhe të prezantoj para auditoriumit të ekspertëve botërorë të trajtimeve mjekësore me laser, në Konferencën e Shoqatës Britanike të Laserit Mjekësorë, në Edinburgh, Britani të Madhe.
Prezantova rezultatet e para shkencore të suksesit të trajtimit inovativ të gjëndrës tiroide me laser, duke përfaqësuar Kosovën dhe Poliklinikën Endomedica, si të vetmin vend në regjionin e Ballkanit për trajtimin inovativ të gjëndrës tiroide me laser!
Krenare të jem tash e tutje anëtare e Shoqatës Britanike të Laserit Mjekësorë dhe që sot prezantova në Edinburgh, qytetin e katërt në listën e qyteteve më të bukura në Botë, e me aq shumë histori për të tregu!” shkroi ajo në Facebook.
Doktoresha mori edhe një certifikatë e cila vërteton që është anëtare e Asociacionit Britanez të Laserit Mjekësor.
