Konjufca: Avdullah Gucatin do ta kujtojmë si frymëzues të brezave me atdhedashuri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime familjes Gucati, për vdekjen e Avdullah Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati.
Ai ka thënë se Avdullahu do të kujtohet si një prind i dashur e fisnik dhe frymëzues i brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri.
“Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Avdullah Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati. Bacën Avdullah do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri. Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai në Facebook.