75 Mall Live Search
08:38 / E Diele, 29 Maj 2022 / MSH

Vetura godet një këmbësore në Novosellë të Pejës, viktima nuk i përballon plagët

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtës në fshatin Novosellë të Pejës.

Një veturë ka goditur viktimën, femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar në spitalin e Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin policor.