Britney e zbulon arsyen e çuditshme se pse nuk mori pjesë në “Met Gala”

Këngëtarja Britney Spears vendosi të rishfaqej në publik për herë të parë pas një kohe të gjatë.
Ajo ishte e ftuar në Met Gala në New York, por që ka ndryshuar mendjen në momentin e fundit, transmeton Indeksonline.
“Unë duhej të shkoja në Met Gala, por në vend të kësaj vendosa ta pastroj qenushin tim dhe t’i veshja pizhama”, tha Britney.
Këngëtarja e cila banon në Kaliforni u shpreh se e urren të udhëtoj me avionë.
“Met Gala” u zhvillua më 2 maj.
Këtë vit Kim Kardashian mori vwmendje për veshjen e fustanit të famshëm që Marilyn Monroe kishte veshur kur i këndoi ” Gëzuar ditëlindjen ” Presidentit John F. Kennedy në vitin 1962./Indeksonline/