Lavrov pyetet për shëndetin e Putinit, kjo është përgjigja e tij

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka mohuar zërat se shefi i Kremlinit Vladimir Putin është sëmurë.
“Unë nuk mendoj se njerëzit e arsyeshëm mund të shohin shenja të ndonjë lloj sëmundjeje ose dobësie te ky person,” tha Lavrov të dielën kur u pyet nga kanali televiziv francez TF1.
Putin, i cili në tetor do të jetë 70 vjeç ka kohë që ka dhënë shenja dobësie dhe sëmundje.
“Ju mund ta shihni atë në ekrane, duke lexuar dhe mund të dëgjoni fjalimet e tij,” tha Lavrov. Shëndeti dhe jeta personale e Putinit janë tema tabu në Rusi dhe pothuajse kurrë nuk diskutohen në publik./Indeksonline/