75 Mall Live Search
16:25 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Jevtiq-serbëve: Kthehuni në Kosovë, ne do t’ju sigurojmë kushtet

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq u ka bërë thirrje të zhvendosurve nga Kosova në Smenderevë të kthehen në shtëpitë e tyre duke thënë se Ministria e tyre do u sigurojë kushtet e nevojshme, transmeton Indeksonline.

“Ne kryesisht synojmë kthimin e çdo familje serbe në Kosovë, ne do të këmbëngulim për këtë dhe të punojmë në të. Ky kthim duhet të jetë vullnetar, por është një nga mundësitë për integrimin  në zonat ku ata jetojnë sot, në qoftë se ata dëshirojnë dhe se ne do të punojmë më qytetet dhe komunat në Serbi në mënyrë të gjejmë zgjidhje”, ka thënë Jevtiq./Indekdsonline/