75 Mall Live Search
11:39 / E Hënë, 30 Maj 2022 / B O

“Putin ka maksimum edhe 3 vite jetë, sëmundja po e rëndon”

Thashethemet rreth Vladimir Putinit dhe gjendjes së tij shëndetësore po vazhdojnë edhe më tutje. Burime të afërta me inteligjencn rusë kanë thënë së fundi se jeta e presidentit rus nuk mund të zgjasë në maksimum edhe 3 vite.

Jozyrtarisht mësohet se Putin po vuan nga një kancer agresiv dhe se sipas mjekëve të afërt të tij jetëgjatësia e tij nuk mund të jetë më e madhe se 3 vite.

Shërbimit Informativ Rus (FSB) ka shpërndarë edhe një informacion ku thuhet se Putin po humbet shikimin por që nuk po pranoj të mbajë syze pasi që i sheh si dobësi për të.

Kryediplomati rus, Sergey Lavrov mbrëmë për herë të parë ka komentuar gjendjen shëndetësore të shefit të tij. Ai ka thënë se Putin ka situatë stabile dhe nuk vuan nga asnjë sëmundje./Indeksonline/