75 Mall Live Search
13:20 / E Hënë, 30 Maj 2022 / MSH

Isco do të largohet nga Reali, për të interesohet Roma

Isco ka vendosur të largohet nga Real Madridi gjatë merkatos së verës, pasi lojtari nuk është më në planet e Carlo Ancelottit për sezonin e ardhshëm.

Lojtari spanjoll ka përfunduar kontratën me “Los Blancos” dhe do të largohet si lojtar i lirë gjatë merkatos së verës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano. Për mesfushorin spanjoll është e interesuar skuadra italiane, Roma.