Më në fund, Qeveria sot merr vendimin për pagesën e tre pagave të mbetura për stafin shëndetësorë

Pas 3 muajsh pritje, 1271 anëtarët e angazhuar si staf profesionistë shëndetësorë do të marrin pagat.
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot ku pritet të miratohet pagesa e obligimeve ndaj stafit shëndetësorë.
Javën e kaluar stafi shëndetësorë kishte protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të borxheve të mbetura ndaj tyre.
Kontratat e 1271 anëtarëve të këtij stafi kanë hyrë në ditët e fundit dhe ende nuk ka një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë nëse do të vazhdohen, apo 1271 punëtorët do të bredhin rrugëve./Indeksonline/
