75 Mall Live Search
18:20 / E Hënë, 30 Maj 2022 / AR

“Pushteti i butë i Ulpiana Lames”

Një natë përrallore e shfaqjes Thai Silk Road (Rruga Tailandeze e Mëndafshit), organizuar për nder të 90-vjetorit të nënës mbretëreshë, Mbretëreshës Sirikit të Tailandës dhe përkushtimit të saj të dokumentuar mirë për zhvillimin dhe promovimin e produkteve të mëndafshit tailandez në nivel ndërkombëtar.

Në bashkëpunim me nxënës dhe mësues të një shkolle profesionale, Ambasada u përpoq të sjellë një shkrirje mbresëlënëse të traditave të dy vendeve.

Frymëzimi i këtij viti ka marrë nga Këngët e Heronjve (Eposi Kreshnikëve) një cikël mahnitës prej rreth gjysmë milioni vargje të mbledhura me kalimin e kohës nga priftërinjtë françeskanë shqiptarë, më pas nga studiues të huaj si Maximilian Lambertz, Milman Parry dhe Albert Lord në vitet 1930 dhe së fundmi nga Anton Çeta dhe të tjerë.

Shumë detaje të tjera: të tilla si filigrani, Hyjnesha në Fron, pastaj harta e Kosovës. Një shenjë solidariteti gjithashtu, një deklaratë e asaj që ne mbrojmë, përkatësisht Pro Ukrainës – luledielli (simboli i Ukrainës) që nxjerr krye nga e kuqja (interpretimi lënë publikut nëse është fushë gjaku ose lulëkuqe e fushave të gjera të Kosovës).

Mbi 4 milionë shikues, kryesisht nga Tailanda por edhe mbarë bota e kanë ndjekur shfaqjen e transmetuar drejtpërdrejtë (këtu për më shumë   https://m.facebook.com/LiveNBT2HD/videos)