Shpërthim i fuqishëm me eksploziv në Kamëz, i vihet tritoli makinës luksoze

Një makine tip ‘Audi Q7’ e parkuar në Bulevardin Blu në Kamëz i është vendosur një sasi lëndë plasëse eksplozive.
Paraprakisht dyshohet vetëm për dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtë të një dyqani aty pranë.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate. Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët.