75 Mall Live Search
12:06 / E Martë, 31 Maj 2022 / B O

Ylli i Kombëtares Shqiptare në lidhje me një 20 vjeçare

Edhe pse vetëm 26 vjeç, Myrto Uzuni po jeton një histori dashurie të konsoliduar. Vetëm 1 muaj më parë zbuluam se Uarda është partnerja e futbollistit shqiptar.

Do të duhej pikërisht ditëlindja e sportistit, që 20-vjeçarja të uronte publikisht partnerin, duke na lënë të kuptojmë se kjo marrëdhënie është në hapat e duhura. Nëpërmjet fjalëve të ëmbla ajo ka publikuar një foto të të dyve, ku shfaqen përqafuar.

“Gëzuar ditëlindjen drita ime. Të dua pafund shumë”, ka shkruar Uarda, përkrah fotos me Uzunin.

Lidhja e dy të rinjve ka nisur muaj më parë. Uarda është parë herë pas here, teksa poston foto nga Spanja, vend ky Uzuni luan.

Ndonëse nuk kishin publikuar një foto së bashku, menjëherë u kuptua që bukuroshja ishte ajo që i kishte fituar zemrën futbollistit shqiptar. Është pikërisht 26-vjeçari ai që e mbulon me dhurata luksoze dhe romantike të dashurën e tij.