Drejtori i Policisë takohet me ambasadoren e Izraelit

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti priti në një takim Tammy Ziv, Ambasadore e Izraelit në Republikën e Kosovës.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirëseardhjen e tij për ambasadoren dhe falënderoi Ambasadën Izraelite për bashkëpunimin e deritanishëm.
Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme rreth bashkëpunimit reciprok dhe të dy palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë edhe në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
