75 Mall Live Search
08:38 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / OSH

Mbledhja e Qeverisë, këto pika të rendit të ditës do të shqyrtohen sot!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbaj mbledhjen e radhës në ora 11:00 me kabinetin qeveritar.

IndeksOnline ka siguruar pikat e rendit të ditës të mbledhjes së sotme.

Sipas dokumentit, ndër pikat e para të rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i draft-konceptit për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, sot do të shqyrtohet propozim-vendimi për themelimin e Komisionit Ministror për memorialin për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Në këtë mbledhje pritet që të shqyrtohet propozim-vendimi për emërimine Bordit të Drejtorëve të Ndërrmarrjes Publike Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina Sh.A dhe e asaj së Mitrovicës Sh.A.

Më poshtë gjeni dokumentin e plotë: