Qeveria sot emëron bordin e drejtorëve në dy Ndërmarrje Publike

Qeveria Kurti do të mblidhet sot për të mbajtur mbledhjen e 81-të. Plot 27 pika do të shqyrtohen në mbledhjen ku pritet të jetë i pranishëm kryeministri Kurti bashkë me ministrat e tij.
Në këtë mbledhje do të merret vendimi për emërimin e dy bordeve të Drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike.
Emërimi i bordit të Ndërmarrjes Publike Rajonale tëë Ujësjellësit Prishtina SH.A dhe i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Mitrovica SH.A, janë në agjendën e Qeverisë./Indeksonline/
