75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / B O

Vizita dyditore në Tiranë, Kusari-Lila jep detaje

Komisioni për Ekonomi nga Kuvendi i Kosovës ka bërë vizitë dyditore në Tiranë. Anëtarja e këtij Komisioni, Mimoza Kusari-Lila ka dhënë detaje nga kjo vizitë.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka bërë të ditur se ndër të tjera është diskutuar edhe për eliminimin e barrierave për bizneset në të dy anët e kufirit.

“Dje përfunduam vizitën dyditore në Tiranë bashkë me Komisionin për Ekonomi nga Kuvendi i Kosovës – Skupština Kosova
Takimet tona përveç se me Komisionet Homologe nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ishin edhe me Entin Rregullator të Energjisë, Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Zv/Kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj dhe Unionin e Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë.
Gjatë takimeve dhe diskutumive, hapa konkret të mundshëm u identifikuan për të ngritur bashkëpunimin institucional, si dhe për të eliminuar barrierat për bizneset në të dy anët e Kufirit” shkruan Kusari-Lila në njoftim./Indeksonline/