Vjosa Osmani flet për herë të parë për tërheqjen e Trustit, ka një kërkesë për deputetët

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në qytetin e Pejës. Nga Peja, presidentja për herë të parë ka folur për çështjen e shumëpërfolur javëve të fundit, mundësinë për tërheqjen e parave nga Trusti.
“Sa i përket Trustit ky është vendim i Kuvendit të Kosovës, dhe dua ti inkurajojë deputetët që të marrin një vendim i cili mbron interesin afatgjatë të qytetarëve dhe në momentin që ata e marrin vendimin që në formë Ligji nëse kalon do të vie te unë në presidencë për shqyrtim”, ka thënë Osmani.
Sipas propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale, duhet ta kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve./Indeksonline/