GM krijon aplikacionin ‘market’ – shoferët mund të porositin kafe nga vetura
Nëse posedoni një automjet nga General Motors, tash e tutje mund të porositni kafen e mëngjesit nga vetura, falë aplikacionit ‘Marketplace’ .
Faturuar si “platforma e parë e tregtisë së industrisë për rezervime dhe blerje sipas kërkesës” , Marketplace është në thelb një aplikacion që zë vend te veturat si Buick, Cadillac, Chevrolet dhe GMC.
Aplikacioni do të shtrihet në miliona automjetet ekzistuese 2017 dhe 2018 dhe nuk kërkon një plan të vecantë të të dhënave, transmeton Indeksonline.
Një pjesë kompanive kanë krijuar seksionet e tyre të ‘Marketplace’ dhe këto përfshijnë restaurante të tilla si Applebee’s, IHOP, TGI Fridays dhe Wingstip. Partnerë të tjerë të rëndësishëm janë Dunkin ‘Donuts, Starbucks, Shell dhe ExxonMobil.
Shërbimet ndryshojnë nga kompania. Ata që pëlqejnë Starbucks mund të bëjnë porosinë e tyre përmes aplikacionit, ndërsa shoferët që pëlqejnë TGI Fridays mund të bëjnë rezervimin në restaurant dhe kohën e zgjedhjes së tyre.
Të gjitha rezervimet e mund të bëhen me një klikim butoni. Shërbimi do të jetë i disponueshëm për rreth katër milionë shoferë në Shtetet e Bashkuara brenda 12 deri në 18 muaj. /IndeksOnline/