75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / OSH

Kurti i përgjigjet Viola von Carmonit: Nuk jam në dijeni për ndonjë plan për Asociacionin

Pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media.

Kurti iu kundërpërgjigj raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila tha mbrëmë se ka informata që Qeveria e Kosovës ka një propozim që lidhet me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti tha se si kryeministër nuk ka asnjë informatë për këtë.

Ai shtoi se Kushtetuta në Kosovë nuk lejon formimin e Asociacionit të Komunave në baza etnike, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të formohet një asocacion i tillë.

“Kosova e ka sesionin e komunave dhe besoni që mua si kryeministër mjaft po më del ky session i komunave ekzistuar dhe në anën tjetër nuk jam në dijeni si kryeministër për ndonjë farë plani për Asocacionin e komunave më shumicë Serbe. Kushtetutshmëria në Kosovë nuk lejon asocacion në baza etnike. Qeveria jonë është Qeveria e të gjithëve, jo vetëm e shqiptarëve dhe i mbrojmë të drejtat e të gjithëve”, tha ai./indeksOnline/