75 Mall Live Search
16:37 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / AR

Asfaltohet rruga që i lidh katër lagje të Prishtinës

Është asfaltuar rruga “1 Tetori” e cila i lidh katër lagje të Komunës së Prishtinës. Kështu ka njoftuar Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave.

Qendra, Velania, Taslixhja dhe Sofalia janë katër lagjet që lidhen me këtë rrugë.

“Rrugës. “1 Tetori”, i erdhi radha!✔️

Pas shumë kërkesave të qytetarëve, për gjendjen e mjerueshme te Rr. “1 Tetori”, rrugë me simbolik të madhe, i erdhi koha të përfundohet me sukses.

Kjo rrugëlidhëse e Qendrës, Velanisë, Taslixhes dhe Sofalisë, i erdhi koha dhe fundi i problemeve!

Gëzuar! Vazhdojmë hapërimin prej-projektit-në-projekt!”, thuhet në njoftim./Indeksonline/