75 Mall Live Search
18:47 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / AR

Jada Pinkett Smith komenton shuplakën në “Oscars”, ja çka thotë

Jada Pinkett Smith e ka komentuar shuplakën që Will Smith ia dha Chris Rock.

Gjatë ndarjes së çmimeve “Oscars”, Chris bëri një shaka për kokën tullace të Jada’s, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, më pas Smith doli në skenë dhe e goditi Chris-in duke i thënë të mos e përmend më emrin e gruas së tij.

Kjo është një bisedë e rëndësishme për alopecinë. Duke marrë parasysh atë që e km kaluar më shëndetin tim dhe atë që ndodhi në Oscars, mijëra persona më kanë kontaktuar duke I shpjeguar historitë e tyre. Po e shfrytëzoj këtë moment për t’i dhënë një personave që vuajnë nga kjo sëmundje për të folur sesi është të jesh në këtë situatë dhe për t’i informuar njerëzit se çka është në të vërtetë alopecia”, tha ajo në një emision.

Ndodhia që bëri bujë në “Oscars”, kisha një shpresë që këta dy burra të kenë një mundësi të bisedojnë dhe të pajtohen. Në këtë situatë që ndodhemi kemi nevojë për njëri-tjetrin. Unë dhe Will po vazhdojmë të bëjmë atë që e kemi bërë që 28 vite, të qojmë një jetë të lumtur së bashku”, përfundoi ajo.