Zelensky: 243 fëmijë u vranë nga rusët!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka treguar se në 98 ditët e luftës, 689 fëmijë u plagosën nga rusët.
Por sipas tij, këto shifra nuk janë të plota, pasi nuk kanë informacionet nga vendet që janë pushtuar, transmeton Indeksonline.
Siç thotë presidenti, 243 fëmijë u vranë, e 446 fëmijë u plagosën.
139 të tjerë janë të zhdukur, ka treguar ai./Indeksonline/