Takimi i frytshëm i ambasadorit të SHBA-së me 8 deputetët e Kuvendit

Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka pritur në takim sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Takimi i diplomatit amerikan me deputetët e këtij Komisioni kishte fokus çështjen e sigurisë dhe politikën e jashtme, shkruan Indeksonline

Pjesë e takimit ishin tetë deputetë, kryetari i Komisionit, Haki Abazi dhe deputetët: Ariana Musliu-Shoshi, Time Kadriaj, Adelina Grainca, Branislav Nikolic, Bahrim Shabani, Besian Mustafa dhe Gazmend Gjyshinca.

Pas takimit, Hovenier është deklaruar rreth takimit.
“Me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit, si dhe me ambasadorë dhe kolegë të tjerë këtu në Kosovë kishim një diskutim të frytshëm për një sërë çështjesh për sigurinë dhe politikën e jashtme. Kam konsideratë të lartë për Parlamentin si element i sistemit demokratik, dhe bazuar në këtë diskutim, dhe asaj që kemi pasur më herët, kam shumë respekt për anëtarët e këtij Komisioni, për punën që e bëjnë në mbështetje të politikës së Jashtme dhe sigurisë kombëtare të Kosovës”, u shpreh ai.
Kujtojmë se Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, e ndërton bashkëpunimin me parlamentet e shteteve dhe e promovon anëtarësimin e Kuvendit në organizatat parlamentare rajonale e ndërkombëtare, si dhe i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me diasporën. /Indeksonline/