75 Mall Live Search
15:56 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / LB

Kurti udhëton për Sllovaki

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Sllovaki, për të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, 2- 4 qershor 2022.

Krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, më 3 qershor, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum.