Policia arreston hajnin e dyshuar për vjedhjen e çantave të dorës në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i dyshuar për vjedhjen e çantave të dorës në Pejë.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se bëhet fjalë për Eris Bojkin.
I njëjti dyshohet se për disa ditë radhazi ka kryer disa vjedhje në qytetin e Pejës. Cak i tij dyshohet të kenë qenë çantat e dorës.
