Peticioni i austriakes për liberalizimin e vizave, drejt 15 mijë nënshkrimeve

Kati Schneeberger, austriakja që drejton organizatën “Vjena bëhet Evropë”, ditë më pas ka nisur një peticion online ku i bëhet thirrje BE-së që t’i liberalizojë vizat për Kosovën. Deri sot, ky peticion ka mbledhur mbi 14 mijë nënshkrime dhe është afër synimit për t’i arritur 15 mijë.
Në arsyetimin e peticionit, thuhet se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave, por kundërshtohet nga Franca e Holanda. Kjo gjë për Schneerberger është padrejtësi ndaj Kosovës.
“Ky trajtim i pabarabartë më në fund duhet të përfundojë. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Kështu që, ne bëjmë thirrje që Kosovës t’i liberalizohen vizat në samitin e radhës të BE-së në qershor 2022”, thuhet në thirrjen e peticionit.
Schneerberger, së fundmi ka folur ka folur për Gazetën Express lidhur me arsyet që e shtynë që ta nis peticionin në hapësirën online. Ajo ka thënë se peticionin do t’ia përcjellë udhëheqësve të tri institucioneve kryesore të BE-së, Komisionit, Këshillit, Parlamentit si dhe ambasadorit francez në Vjenë.
Megjithatë, përkundër iniciativës, Schneeberger u shpreh se institucionet e Kosovës nuk e kanë kontaktuar ende lidhur me iniciativën e saj